Entit Rregullator i Energjisë prezanton raportin për vitin 2022 te ‘Veprimtaria’! Opozita: Qeveria u vjedh energjinë prodhuesve të vegjël! Kreu i Ere: U blihet ose kompensohet

20 Qershor 2023, 15:54| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 16:34

  • Share

Prodhimi i energjisë nga subjektet private ka shkaktuar debate në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese me deputetin Luan Baçi që akuzoi se shteti po i vjedh energjinë prodhuesve privat.

“Disa biznese Kanë marrë kredi për të prodhuar energji dhe për të plotësuar nevojat. Nga 2019 bizneset prodhojnë energji. Përveç asaj që kalon në rrjet, pjesa tjetër i merret pa shpërblim. Çfarë hapsh keni marrë ju si ent rregullator që të marrë fund kjo histori, që unë dhe bizneset mendojnë se është vjedhje. Kur një biznes vjedh energji shteti alarmohet, po kur vidhen vete bizneset? Çfarë përgjegjësie keni dhe a do të marrë fund kjo histori e bizneseve që prodhojnë energji dhe gjysma e energjisë ja vjedh shteti?”, tha Luan Baçi.

Pas përfundimit të analizës së raportit vjetor, kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti mohoi akuzat e ngritura.

“Ka dal ligji që do filloj të zbatohet, qe lidhet me bilancin e prodhimit të energjisë. Pjesa e energjisë bëhet edhe me kompensim edhe me çmim, në rastet kur ka prodhim më tepër nga masa e kërkuar , atëherë behet matja nëpërmjet sistemit matës që kemi vendosur në çdo objekt. Ka raste kur kompania nuk e konsumon dot të gjithë energjinë dhe e hedh në sistem, siç ka raste kur biznesi ka nevojë për këtë energji dhe e merre sërish”, tha ai.

“Duhet të jeni më kritik, kjo është vjedhje e pastër, është e pafalshme, është vjedhje që vazhdon të bëhen, ndoshta edhe ne si opozitë duhet të ngrinim zërin më shumë”, vijoi Luan Baçi.

Seanca dëgjimore u realizua me kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2022, ndërsa raporti pritet të marrë miratimin përfundimtar në seancë plenarë në parlament.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?