Enkelejd Joti

Dorëhiqet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Enkelejd Joti, emërohet zv.ministër i Mbrojtjes! Do të mbulojë emergjencat civile

13 Prill 2023, 10:31| Përditesimi: 13 Prill 2023, 12:22

  • Share

Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Në shkresë thotë se dorëheqja është e parevokueshme nga posti që e mbante prej vitit 2021. Burime bëjnë me dije se ai është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë zv.ministër i Mbrojtjes dhe në fokus do të ketë Emergjencat Civile.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Më 15 nëntor 2021, u zgjodh si Drejtor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me tre të pestat e votave.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës. 

Shkresa e dorëzuar

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abedin: 14/04/2023 01:40

    E ka bere gati skemen e radhes Rama. I duhet nje dallavere jurist ne Mbrojtje ne menyre qe te rruaje perfundimisht pronat nga veriu ne jug. I pafte zoti.

    Përgjigju
  • Aliu: 13/04/2023 13:05

    Edhe ky si Tigri ka për të përfunduar, mbajeni mend. Jo të iki si zotni pasi bëri miliarda me tenderat në Qsut dhe në Rtsh, por rri akoma përqark vorbullës së hajdutërisë. Shikoni si zhdukën urtë e butë, Angjeli, Ruli, Bode, Arben Malaj, ndërkohë që nuk e dinë se ku i kanë pasuritë. Mirë e ke o Joti, sa të kesh Bablokun deri pa të lëshuar siç bëri me Tigrin, zhytu dhe më shumë në llum.

    Përgjigju
  • Tutu: 13/04/2023 11:53

    Korçen deshe Korçen te dhame… E dhjeve dhe Korçen.. Siç dhjeve Berane… Kot nuk e ben gjeneral dhe kete kodoshin e qeverise tende o Fortlumturia Juaj Edi Rama..qeveria juaj eshte nue kazan( meqe te pelqen kjo fjale) .. ku ziejne e vijne verdalle te njejtat plehra ( tashme te kalbura ) qe nga viti i larget ( mos te themi i mbrapshte ) 2013…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?