Enkelejd Alibeaj gjatë takimit me sportistët

Politikë

Enkelejd Alibeaj me sportistët në Lushnjë: Qeveria hedh beton e ndërton burgje, në vend të fushave sportive! Do ta ndryshojmë, programi i PD është konkret

15 Prill 2021, 10:25| Përditesimi: 15 Prill 2021, 10:27

  • Share

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Lushnjes, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi sot një takim me sportistë në Lushnjë, i shoqëruar edhe nga koordinatori i sportit në PD, Andi Lila.

Alibej tha se sporti në vend ndodhet në gjendje të vështirë dhe se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së përkujdesjes së qeverisë që, sipas tij, ka më shumë interes të ndërtojë burgje sesa fusha futbolli.

Ndalur te programi i PD-së për sportin, Albieaj tha se ai është konkret dhe se do ta ndryshojë situatën.

 “Në këtë kohë të shkurtër  kam kuptuar se cilat janë problemet e vërteta të sportit elitar. Pasioni është, njerëzit që duan të punojnë me sportin  janë aty, por ajo që mungon është përkujdesja e shtetit e qeverisë. E keni vënë re apo jo, ka vite që qeveria preokupohet më shumë për të ndërtuar burgje se sa fusha futbolli. Do duhet që realisht për të gjithë këtë rini, ta mbajmë këtu. Nuk është zgjidhje që sporti të jetë i varur nga qeveria. Ajo që qeveria duhet të bëjë është të stimuloje dashamirësit e sportit , biznesin tek e fundit, në mënyrë që të orientohen financat tek sporti e duke patur lehtësira fiskale t'ju japë mbështetje juve”, tha Alibeaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?