'Enio Morikone i dytë', Panariti pasi vizitoi kompozitorin Dizdari: Duhet kohë për të dalë nga gjendja kritike

10 Maj 2022, 13:42| Përditesimi: 10 Maj 2022, 14:55

  • Share

1652182202_dfddf.jpg

Edmond Panariti Drejtori i Kabinetit të Presidentit tha se gjendja e kompozitorit Limos Dizdari është kritike dhe se do të duhet kohë që të përmirësohet.

Ai foli për mediat pasi shkoi për një vizitë në spitalin 'Shefqet Ndroqi" ku edhe është i shtruar profesori.

"Gjendja vazhdohet të mbetet kritike. Fola me familjarët, bisedova me zonjën e tij. Ndodhet në duar të sigurta. Profesori Limos Dizdari është i njohuri im, është figurë ikonike. Për mua është Enio Morikone i dytë pasi kolonat zanore të filmave të tij, do mbeten në memorien tonë. Analiza që PCR del negative, nuk përjashtohet, por pneumonia është aty, dyshohet se është më origjinë bakteriale, po mundohen ta luftojnë me antibiotik. Duhet ende kohë për të dalë nga gjendja kritike.", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kompozitori Limos Dizdari në gjendje të rëndë shëndetësore, po lufton me vdekjen në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?