Eniana dhe Ismet Drishti rrëfehen në ‘Esencë’: Luftuam gjatë për dashurinë! Familja nuk e pranonte lidhjen tonë (VIDEO)

24 Shkurt 2023, 22:19| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 22:28

  • Share

Artistët do e shpalosin veten në çdo mënyrë, sidomos kur e vetmja gjë që dinë të bëjnë më mirë në jetë është të krijojnë dhe të kenë një vazhdimisht kontakt me publikun.

I tillë është Ismet Drishti një profesionist multi dimensional ,i veçuar më shumë për punët e tij regjisoriale erdhi në “Esencë” për një rrëfim me bashkëshorten e tij, Enianën.

Një jetë e kaluar mes artistësh dhe emrave më në zë në fushën e argëtimit në Shqipëri, projekte të suksesshme e të tilla që presin të realizohen.

Për Ismet Drishtin rruga drejt artit e ka fillesën që në familje, sepse një pjesë e rëndësishme e njerëzve të familjes së tij janë të përfshirë në art.

Ai tregon me nostalgji se ka kaluar një fëmijëri të mbushur me kujtime dhe plot dashuri në vendlindjen e tij në Shkodër. Një qytet që i ka dhënë aq shumë për të cilin ai flet me shumë ngazëllim.

Historia e dashurisë mes tij dhe bashkëshortes së tij Enianës ka lindur rreth 7 vite më parë dhe është një e tillë filmash. Ata kanë luftuar gjatë që familjet e tyre ta pranonin këtë histori, ndërsa sot thonë se ndjehen me fat që kanë gjetur njëri-tjetrin në këtë jetë.

Ajo rrëfen edhe për xhelozitë e saj të fillimit dhe vështirësitë për të kuptuar jetën e një njeriu që merret me televizion, me teatër me angazhime pa orar.

Ismet Drishti mund të konsiderohet edhe njeriu i kamerave të fshehta një sipërmarrje e guximshme e cila ende pas kaq vitesh ka lënë gjurmë. E kujton atë kohë me nostalgji por edhe me vështirësitë që solli ai projekt dhe si ndikoi te personazhet e përfshirë.

Ai nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në kohën dhe momentin e duhur të kamerave të fshehta. Por për të mbi çdo punë e angazhim, familja është e para.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?