Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin që kanë zgjedhur për vajzën

14 Tetor 2022, 15:20| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 15:24

  • Share

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë. Në një postim në rrjete sociale tregon se ka sjellë në jetë vajzën, të cilën e ka pagëzuar me emrin Adea.

Fotografinë  me dorën e të porsalindurës e ka shoqëruar me një dedikim për të.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se cdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, shkroi Eni.

Prej vitesh po shijon historinë e dashurisë me Genc Prelvukaj, ndërsa zbuloi se ishte shtatzënë me këngën ‘Ama’, të cilën e solli në bashkëpunim me partnerin.

Postimi në rrjete sociale

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?