"Energjia", BB: Fasha 300 kw
duhej hequr,55 mld lekë humbje

3 Nëntor 2014, 11:10| Përditesimi:

TIRANE -  Firmoset marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për fondin prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Dhënia e këtij fondi u miratua më 29 shtator nga Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore me qëllim mbështetjen e reformave në këtë sektor, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori. 

Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ellen Goldstein,  vlerësoi nismat e marra deri më tani nga ana e qeverisë, duke i cilësuar si hapa konkret të rimëkëmbjes së sektorit energjitik, që sipas saj ishte zhytur në krizë për shkak të mungesës së investimeve dhe përgjegjshmërisë.

Duke folur konkretisht për reformat Goldstein theksoi se nisma që qeveria ka ndërmarrë së fundmi kundër abuzuesve dhe vjedhësve të energjisë, është për tu vlerësuar, pasi do të bëjë të mundur frenimin e humbjeve në rrjet që arrijnë në 55 miliardë lekë.

Goldstein vlerësoi edhe heqjen e fashës 300 kë, pasi siç theksoi ajo ishte kthyer në një element që gjeneronte abuzime. Përfaqësuesja e BB tha se vendi duhet të vazhdojë në rrugën e deritanishme me reforma, pasi po jep mesazhin e qartë në rajon si udhëheqës i reformave.

marrveshja

Goldstein: Hapat e qeverisë të duhurat për të rimëkëmbur energjinë
Banka Botërore vlerëson reformat e marra nga ana e qeverisë në sektorin e energjisë, duke i cilësuar ata si hapat e duhur për të parandaluar krizën e mëtejshme në këtë sektor. Deklaratat u bënë nga përfaqësuesja e BB, Ellen Godlstein gjatë firmosjes së fondit prej 150 milionë dollarësh të Bankës Botërore, që do t’i jepen qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e sektorit energjitik.

Duke u shprehur konkretisht Goldstein tha se vendi ynë po kalonte një krizë në sektorin energjitik që ka ardhur sipas saj nga mungesa e investimeve dhe papërgjegjshmëria e qeverive të mëparshme. Ajo vlerësoi reformat e marra deri më tani nga qeveria aktuale, veçanërisht asaj të frenimit të humbjeve  në rrjet, që arrinin në 55 miliardë lekë, dhe luftës ndaj abuzuesve dhe vjedhësve të energjisë. Sipas saj nëse nuk do të merreshin masa, vendi rrezikonte të përfshihej në një krizë e cila do të ishte edhe më e vështirë që të kapërcehej.

Po ashtu Glodstein nënvizoi se edhe zgjidhja e konfliktit me CEZ ishte gjëja e duhur pasi në të kundërt do krijohej një situatë e pakapërcyeshme. 

"E kam takuar kryeministrin dhe ministrat në një konferencë në 2013 dhe në atë kohë BB iu kërkuan këshilla për prioritetet e vendit dhe unë thashë se do të ishte parandalimi i gjërave të këqija dhe atëherë qeveria e re do të duhej të paramndalonte krizën energjitike. Dhe sot jam e lumtur që jam këtu për të thënë që qeveria mori masat e nevojshme për të parandaluar krizën energjitike. Ju siguroj se në 2020 kjo do të ishte një situatë e vështirë krize, sepse nuk kishte investime prej shumë kohësh, dhe madje ishte shtuar edhe një konflikt i zgjatur me CEZ. Ajo duhej zgjidhur shpejt dhe nëse do të zgjatej do të krijonte një situatë të pakapërcyeshme, prandaj e falenderoj qeverinë që mori masat e nevojshme. Sot humbjet në energji, janë 55 miliardë lekë, dhe kjo pritet që në vitin 2018 do të shkojnë në 80 miliardë lekë nëse nuk merren masa menjëherë, çka do të thotë se nëse ky sektor nuk përmirësohet paratë e shëndetësisë etj do të shkonin për të mbuluar këtë sektor. Deri më tani ky sektor ka qenë i menaxhuar në mënyrë të papërgjegjshme. Si mund të jetë i qëndrueshëm një sistem ku vidhet energjia? Kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi për energjinë." tha Goldstein

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?