Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

19 Prill, 09:14| Përditesimi: 19 Prill, 09:51

  • Share

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës, e cila për të ulur këto shpenzime do të përdorë energjinë e rinovueshme. Kjo do të mundësohet përmes një projekti te financuar nga Komisioni Europian që synon te ul konsumin e energjisë deri në 70% dhe të ulë pavarësinë e saj ndaj tregut të energjisë. Kreu i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi tha se ulja e faturës se energjisë qe sot kap një vlerë rreth 170 mijë euro do të mundësojë edhe rialokimin e këtyre fondeve në të tjera nevoja qeë kjo bashki ka.

Elvis Ndreka, përfaqësuesi i Co Plan qe mbështet bashkinë Mirditë thotë se kjo do të impaktojë dhe do të rrisë eficencën e energjisë.

Vendosja e sistemit fotovoltaik do te behet për institucione si bashkia, qendrat shëndetësore dhe shkolla me synim për t’u zgjeruar vazhdimisht. Ky investim nga fondet e Komisionit Europian kap një vlerë prej 500 mijë euro për Bashkinë Mirditë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?