VIDEO/ ‘Ëndrrat përfunduakan në trotuar’, lotët e profesor Robert Radojas kur pa ish-studenten e tij të këndonte në rrugë

21 Dhjetor 2023, 18:05| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 01:57

  • Share

Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë.

Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët. Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.

Afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë. Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej. Dhe ashtu të përqafuar profesori lëshoi një piskamë: Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?!

Çfarë trishtimi! Ndërsa unë isha me fat që të gjithë këtë skenë e filmova si dëshmitar kur një talent këndon në rrugë, por edhe një momenti kur profesori sheh që atë që dikur e kishte vlerësuar maksimalisht, ta shikonte duke kënduar në rrugë. Ndiqni videon dhe mbani emocionet!

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi25252: 22/12/2023 19:38

    Sa video e bukur dhe prekëse

    Përgjigju
  • Tetovari2: 22/12/2023 16:44

    Fatkeqësisht në art sot mbretëron dhe vlerësohet bërlloku!Arti i mirëfilltë dhe talentët mbeten rrugëve! Z.Edi Rama,në diskrecion gjeji një vënd pune në TOB!Do të kesh mirënjohje hyjnore për këtë zë të mrekullueshëm.Jam më se i sigurtë se të gjithë pajtohen. Në një sofër ku hanë 10 veta, mund të hanë edhe 11veta.Bëjeni, është hyjnore!

    Përgjigju
  • Iris: 22/12/2023 01:23

    Ndoshta fajin e ka cilesia e videos,por per mua, nuk ka as talent,as volum. Me falni,por kjo eshte e verteta e hidhur.

    Përgjigju
    • Or tej: 22/12/2023 12:55

      Mos ma shaj Irisin or teeeejjjjj

    • Tironsi: 22/12/2023 08:31

      Nivelin e saj e njeh mjeshtri i muzikes jo çifti yt që shikon çdo ditë këngëtarë brekësh bythësh hashashit dhe cicash

  • genti: 21/12/2023 23:23

    familja radoja nder i kultures dhe artit fisnik te vertete! zonjen nuk e njoh te shporren qelbesirat nga arti kurvat gomeret vetem meritokracia do na shpetoj bravo per videon

    Përgjigju
  • WTF: 21/12/2023 18:22

    E talentuar, por nuk paska ze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?