Endri Fuga akuza opozitës:Garë se
kush e shan më shumë Shqipërinë

9 Nëntor 2017, 13:51| Përditesimi:

  • Share
Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga i cilëson si të turpshme reagimet e opozitës në seancën e sotme plenare. Ai thotë se shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën.

E turpshme gara e opozitarëve çdo të enjte në foltoren e Parlamentit se kush e shan më shume Shqipërinë. Debati është i nevojshëm, por shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën. Kjo strategji tregon PAPERGJEGJSHMERI ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë” shprehet ai.

Në seancën e sotme në Kuvend nuk munguan debatet e forta dhe akuzat nga opozita në drejtim të qeverisë, deputetja e PD, Vokshi bllokoi foltoren, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën për disa minuta.

Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa Berisha i ka kërkuar Ruçit që kryeministri të vijë në Kuvend. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?