Endri Çekiçi

Endri Çekiçi stërvitet me Partizanin

21 Qershor 2023, 11:35| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 11:36

  • Share

Partizani mbylli dje ditën e tretë të përgatitjeve në Pogradec, teksa mësoi edhe kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Champions League. Të kuqtë do përballen me BATE Borisov, skuadrën bjelloruse që për shkak të sanksioneve nga UEFA i zhvillon ndeshjet si pritëse jo në shtetin e vet, por në fushë neutrale.

Veç kundërshtarit, Partizani pa dje edhe Endri Çekiçin në stërvitje. Futbollisti i Kombëtares është me pushime në vendlindje, teksa ka nisur përgatitjet për të qenë në formë. Fantazisti 26-vjeçar do largohet nga Konyaspor pas dy sezonesh dhe do dalë lojtar i lirë.

Nuk përjashtohet mundësia që Çekiçi të jetë pjesë e Partizanit për ndeshjet e Champions, me të kuqtë që pas Grezdës do shtonin cilësinë në skuadër.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?