Endri Cekiçi

Endri Çekiçi refuzon Spanjën, fantazisti zgjedh kalimin në Greqi

19 Janar 2023, 22:41| Përditesimi: 19 Janar 2023, 22:42

  • Share

Endri Çekiçi është pranë kalimit në kampiontin grek të futbollit. Mediat në Turqi (19saat) bëjnë me dije se fantazisti i Konyaspor do lërë elitën turke dhe do kalojë në ekipin e AEK-ut të Athinës. Verdhezinjtë e kryeqytetit grek janë në garë të ethshme me Panathinaikos dhe Olympiacos për kreun e klasifikimit, me Çekiçin që shihet si afrimi i duhur.

Nuk bëhet me dije nëse pogradecari do kalojë qysh në merkaton e janarit në Greqi, apo vera që vjen do sjellë largimin e tij falas nga Konyaspor. Me 2 gola dhe një asist në 12 ndeshje, Çekiçi ka bërë mirë në Turqi paçka një dëmtimi. Veç ofertës nga Greqia, media turke bën me dije se Çekiçi ka refuzuar një ofertë edhe nga Spanja.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?