Ruth Slenczynska

Ëndërr që nuk 'humb' në kohë! Pianistja frymëzon botën, krijon muzikë në moshën 97-vjeçare

15 Janar 2022, 17:33| Përditesimi: 15 Janar 2022, 17:35

  • Share

Është e vështirë që artistët të krijojnë projekte të reja pasi arrijnë një moshë të caktuar, por pianistja 97-vjeçarja Ruth Slenczynska po e ndryshon këtë perceptim.

Marrëveshja e saj për albumin e ri tashmë është nënshkruar me kompaninë diskografike Decca. 

"Ne jemi të privilegjuar që kemi Ruth, e cila do të regjistrojë sërish për Deccan rreth 66 vjet pas herës së parë", ka thënë kështu drejtori i labelit.

Slenczynska është një pianiste shumë e njohur dhe ka performuar që nga vitet 1920.  Ajo ka performuar për herë të parë në moshën 4-vjeçare dhe sot, në moshën 97-vjeçare vijon të mahnisë adhuruesit e muzikës së mirë.

Historia e saj është tepër frymëzuese. Si mendoni ju?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?