Momenti kur Zaev komunikoi dorëheqjen

Kosova & Rajoni

Ende s’ka dorëheqje zyrtarisht nga kreu i Qeverisë Zaev, reagon opozita! VMRO: Gënjeu

4 Nëntor 2021, 14:40| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 14:45

  • Share

MAQEDONI E VERIUT-Kur kanë kaluar 4 ditë qëkur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se do të jepte dorëheqjen, në Kuvend nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e tillë.

Kjo ka sjellë reagimin e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, e cila e quan Zaevin gënjeshtar.

“Zaev ka gënjyer. Vallë Zaevi, njësoj si Filipçe vetëm dëshiron t’i ikë përgjegjësisë dhe amortizon pakënaqësinë e popullatës, që më vonë të thotë se nuk do të tërhiqet”, thuhet në deklaratën e partisë.

“Zaev me veprimin e tij po e shtyn vendin në një situatë të pakëndshme, vetëm e vetëm me çdo çmim të ruajë kolltukun e tij”,vijon deklarata.

Sipas partisë së Mickoskit Zaev nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet, andaj duhet të ikë sa më parë, por jo vetëm ai, e gjithë struktura bashkë me të.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/11/2021 04:18

    Mendoj qe doreheqja e Zaevit ishte nje lajthitje e castit.Nuk besoj te kem degjuar ne bote,qe nje kryeminister te beje doreheqje sepse humbi zgjedhjet lokale.Nuk eshte as e drejte,as normale.Le te shpresojme qe te kete nderuar mendje,megjithese pas kesaj,imazhi i tij politik ka per t'u dobesuar shume,si para te veteve e aleateve,si para kundershtareve.Njera pale ka per t'a pare si person te dobet,tjetra si mashtrues,qe s'mban fjalen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?