Kronikë

Zjarret në vend/ Në Fushë-Arrëz flakët i afrohen shtëpive në fshatin Armiraj, ndërhyhet nga ajri! Ende problematike situata në Majën e Rrunës

21 Gusht 2021, 10:15| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 20:45

  • Share

Fushë-Arrëzi dhe Maja e Rrunës janë dy zonat më problematike në lidhje me zjarret, ku flakët vijojnë të përparojnë pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka. Në Fushë Arrëz flakët po i afrohet shtëpive në fshatin Armiraj. Në terren për shuarjen e flakëve po operon një helikopter holandez, Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.

Zjarret në Majën e Rrunës vijojnë të djegin gjithçka që gjejnë përpara, prej 17 ditësh tashmë dhe pavarësish ndërhyrjes nga toka dhe ajri, shuarja e flakëve ka qenë e pamundur. Vatra vijon të jetë ende problematike pasi edhe kur vihen nën kontroll, flakët përparojnë për shkak të erës në zonë dhe terrenit të vështirë.

Sot për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe Njësisë administrative Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Në Himarë, vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Vishës”, vazhdon të jetë aktive. Zjarri nuk ka patur zhvillim të mëtejshëm, por digjen vetëm trungje dhe humus brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe nuk mundëson ndërhyrjen me forca.

Në Mirditë, në fshatrat Munellë dhe Domgjon, vatra e zjarrit është aktive me intensitet të ulët dhe djegie sipërfaqësore në malin Munellë. Vatra po monitorohet nga autoritetet lokale.

Ora 20:36
Zjarr në Qerret të Kavajës, digjen kullota

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të fshatrave turistikë në Kavajë.

Zjarri ka rënë në Qerret, ka djegur kullota dhe më pas është fikur. Shkaqet e zjarrit ende nuk bëhen të ditura, ndërsa zjarrfikëset kanë shkuar pranë vatrave dhe i kanë neutralizuar.

Prej ditësh në vendin tonë janë disa vatra aktive zjarri të cilat kanë shkaktuar dëme kolosale.

 

Ora 11:33
Nën 'pushtetin' e flakëve fshati Armiraj në Fushë-Arrës, zjarri i afrohet shtëpive! Ndërhyhet nga ajri me helikopter

Problematike paraqitet situata me zjarret në Fushë-Arrëz, ku flakët i janë afruar shtëpive në fshatin Armiraj. Vijon operacioni për shuarjen e flakëve, ndërsa po operon nga ajri edhe një helikopter holandez. Nga toka po punojnë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkise dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?