Enca Haxhia dhe i dashuri i saj

Enca Haxhia dhe i dashuri i saj 'arratisen' në Dubai, dyshja ndajnë momente nga pushimet e tyre

17 Korrik 2023, 15:30| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 15:36

  • Share

Këngëtarja Enca Haxhia dhe partneri i saj Mickey Neblett, romancën me të cilin e bëri publike vetëm pak ditë më parë kanë ndarë disa foto dhe video në rrjetet sociale nga pushimet e tyre në Dubai.

Së fundmi, dyshja kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, këtë e ka bërë të ditur partneri i Encës i cili ka ndarë një video me momentet e tyre në instagram.

Videoja nis me tavolinën e dyshes në hotel, e cila është e zbukuruar me portretet e tyre, e më pas ata udhëtojnë me makinë në rrugët e Dubait, teksa vizitojnë destinacione të ndryshme luksoze dhe e përmbyllin videon me pamje nga ura Meydan.

Kujtojmë se lajmi për romancën e dyshes nuk u prit mirë nga fansat e këngëtares dhe për këtë ajo bëri një reagim në rrjetet sociale.

“Pse i bardhë, pse  i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër… Më pak urrejtje më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë më e bukur kur e jetoni për veten” u shpreh Enca.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klaus: 17/07/2023 20:59

    Kjo ha mutin e arabave, zezaku i mban uturakun?

    Përgjigju
  • muci: 17/07/2023 15:43

    ta gezosh afrikanin motra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?