Kryetarja e re e AMA-s, Armela Krasniqi

Kronikë

Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, Reporterët Pa Kufij: Rama nuk priti parlamentin e ri me opozitën, kërcënohet liria e medias

13 Korrik 2021, 10:28| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 08:49

  • Share

TIRANË- Reporterët pa Kufij ka dalë kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të AMA-s, pa pritur parlamentin e ri në shtator ku do të jetë pjesë edhe opozita. Në reagimin e tyre, ato kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media.

"Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-zëdhënësen e tij si anëtare e AMA-s që duhet të jetë institucion i pavarur, pa pritur parlamentin e tij pa përfshirë partitë opozitare. Dënojmë demostrimin arrogant të kërcënimit të pushtetit. Kërkesa e RSF ndaj Komisionit Europian për të kërkuar garanci për lirinë e shtypit është edhe më urgjente", shkruhet në deklaratë.

Armela Krasniqi mori ditën e djeshme zyrtarisht detyrën si kryetare e AMA-s për një mandat 5-vjeçar.   Emërimi i Krasniqit u shoqërua me akuza të shumta nga ana e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, që sipas tyre gara ishte e pabarabartë dhe ajo ishte kandidatja e "preferuar" e qeverisë. Një fakt i tillë sipas tyre ishte tregues se qeveria Rama po tenton që të kapë këtë institucion të pavarur.

Nisur nga këto akuza pati reagime edhe nga ndërkombëtarët si delegacioni i BE-së në vendin tonë apo Ambasada e Britanisë së Madhe të cilët kërkuan që emërimi i saj nga Kuvendi të bëhej në legjislaturën e re të shtatorit dhe jo me opozitën e re. Megjithatë përtej këtyre thirrje, Kuvendi votoi për emërimin e Krasniqit në krye të AMA-s në seancën e fundit parlamentare, me votat e mazhorancës dhe opozitës së re. Deputetët e votuan me 83 vota pro kandidaturën e saj në krye të AMA-s. Prej 2017-ës, Krasniqi drejtoi Agjencinë Telegrafike Shqiptare pas një karriere të gjatë në medie.

Postimi i Reporterëve Pa Kufij

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nje mik nga Haga: 13/07/2021 10:23

    Keto Reporteret pa kufij pse nuk ndiheshin fare kur Berisha emeronte,c emeronte,zgjidhte e c zgjidhte kedo ne poste pa pyetur askend,si ja donte qejfi,kurse me Ramen ketyre ju doli gjumi,turp te kene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?