Pamje nga vendngjarja dhe 22-vjeçari shqiptar Eriselto Neli 

EMRI+FOTO/ U fut në korsinë e gabuar dhe makina e tij u përplas me një furgon, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali

6 Shkurt, 18:40| Përditesimi: 6 Shkurt, 18:56

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (5 Shkurt) në Piaçenza të Italisë, pasi makina që drejtonte një 22-vjeçar shqiptar u përplas me një furgon, ku për pasojë Eriselto Neli ka ndërruar jetë.

Media italiane Corriere, bën me dije se i riu me automjeti tip “BMW” ka devijuar rrugën dhe është përplasur kokë më kokë me një furgon që vinte nga drejtimi i kundërt.

Gjithashtu bëhet me dije se nga përplasja me parakolpin e autobusit, pjesa e majtë e BMW-së është shpërbërë tërësisht 22-vjeçari shqiptar ka fluturuar nga makina duke përfunduar në asfalt.

Ndërsa shoferi i fugonit nuk ka pësuar dëmtime dhe u shfaq i tronditur pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën 22-vjeçari shqiptar.

Autostrada ka qëndruar për orë të tëra e mbyllur për qarkullimin, për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe sigurisë, deri në konstatimet ligjore dhe nxjerrjen e trupit.

Si makina ashtu edhe autobusi janë sekuestruar dhe trupi i pajetë i 22-vjeçarit ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?