(EMRI+FOTO) Tre grabitje të dhunshme brenda pak orësh, arrestohet shqiptari në Itali! Si u zbulua 29-vjeçari?!

5 Janar, 09:14| Përditesimi: 5 Janar, 12:46

  • Share

Një 29-vjeçar shqiptar, Elis Kanani, është arrestuar në Itali nën akuzën e grabitjes së dhunshme. Kanani akuzohet për tre grabitje brenda pak orësh në dy qyteza të zonës së Katanias, Itali. Ishte makina e përdorur në krim që e nxori zbuluar të riun, pikërisht një ‘Alfa Romeo 156’ e filmuar nga sistemet e vëzhgimit me video.

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 ai ka sulmuar një dyqan duhani në Zafferana Etnea, duke kërcënuar pronaren, të cilën e ka dhunuar, duke i përdredhur krahun dhe e ka detyruar t’i dorëzojë 600 euro nga kasa.

Disa orë më vonë, në të njëjtën bashki, por këtë herë i armatosur me sëpatë, Kanani kishte hyrë në lokal, duke kërcënuar dy punonjësit dhe pasi preu telat e kasës, mori 160 euro.

Të nesërmen, ai grabiti një dyqan ushqimor në Viagrande. Edhe në këtë rast, thotë Prokuroria e Katanias, i dyshuari kishte kapur dhe hedhur në tokë një klient që po përpiqej për ta ndaluar, dhe më pas u hodh në banak duke marrë 200 euro.

Karabinierët e Zafferana Etnea, së bashku me kolegët e Viagrandes, identifikuan Kananin më 3 dhjetor, por ai kishte mbetur i pagjurmueshëm, deri sa është arritur të kapet ditët e fundit.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?