Durim Shini

EMRI+FOTO/ Aksidentohet për vdekje 30-vjeçari në Itali! Më parë i akuzuar si shitës droge

19 Mars, 20:56| Përditesimi: 19 Mars, 20:59

  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekjen mbrëmjen e djeshme (18 mars 2024) në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, të Italisë. 

Shqiptari i identifikuar si Durim Shini, po udhëtontë me një automjet tip “Smart”, kur u përplas nga një automjet tip “Opel Corsa”, në të cilën udhëtonin dy femra.

Shoferja 58-vjeçarja dhe pasagjerja u dërguan në spitalin 'Dono Svizzero' në Formia në gjendje të rëndë të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave italiane në vitin 2016 Shini u arrestua së bashku me dy djem të tjerë pasi akuzoheshin për shit-blerje të lëndëve narkotike kokainë dhe hashash në bashkitë Gaeta dhe Formia.
 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?