EMRI/ U kap duke transportuar me furgon 26 emigrantë të paligjshëm, në pranga 58-vjeçari në Korçë

12 Nëntor 2023, 12:45| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 12:55

  • Share

Një 58-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi u kap duke transportuar me automjet (furgon) kundrejt pagesës, 26 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacioni policor të koduar "Midnight 23" u arrestua Vullnet Koci, 58 vjeç, banues në Durrës.

“Në aksin rrugor "Bilisht-Pogradec", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip "Benz", me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.”-njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?