EMRI/ U fut në mesnatë për të vjedhur në një hotel, ‘kapet mat’ nga pushuesit 46-vjeçari në Sarandë! I dënuar më parë për vepra të ndryshme penale

20 Korrik 2023, 11:46| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 12:32

  • Share

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi u kap në flagrancë, duke vjedhur në mesnatë në një hotel në Livadhja.

Në pranga ka rënë Jorgo Kumaraku, një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë dënuar shumë herë në të shkuarën për vjedhje dhe grabitje në Sarandë dhe rezulton të jetë përfshirë edhe në trafikun e drogës në Greqi.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në një hotel në Livadhja, ku i  arrestuari ka vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel.

Mirëpo pasi është ‘kapur mat’ nga pushuesit, të cilët janë njoftuar menjëherë policinë ai është vënë në pranga.

Sekuestrohen 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.  

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 46 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Kush është Jorgo Kumaraku?

Jorgo Kumaraku, i dënuar në vitin 2022 me 1 vit e 4 muaj burg për “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë. Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?