EMRI/ Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, në pranga 20-vjeçari nga Prishtina! U kap sapo mbërriti në kryeqytet, në makinë iu gjetën 2 pistoleta

22 Tetor 2023, 15:30| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 15:39

  • Share

Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, u arrestua Lis Bekaj, banues në Prishtinë.

I riu u kap në afërsi të pallatit "Asllan Rusi", teksa transportonte armë zjarri, të cilat  i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë.

"Gjatë kontrollit të automjetit tip "BMË", që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë", njofton policia. 

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të 20-vjeçarit.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?