Mallrat kontrabandë në Morinë

EMRI/ Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova

25 Gusht 2023, 10:57| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 11:10

  • Share

Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap në tentativë për të futur mallra të ndryshëm kontrabandë në vendin tonë, shumica e të cilave përfshiheshin në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Halit Demiri, 39 vjeç, banues në Prishtinë u ndalua nga policia kufitare, teksa transportonte me një automjet tip "Volksëagen" një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Për pasojë ai u vu në pranga nga policia, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?