Emiliano Hasanpapaj

EMRI + FOTO/ Sherr me thika mes dy grupeve në Londër, vritet 22-vjeçari shqiptar

14 Korrik 2023, 13:55| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 14:06

  • Share

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Britaninë e Madhe, ku një 22-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë, gjatë një sherri me thika në veri të Londrës.  

Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të  Londrës rreth orës 23:50 të 11 Korrikut, por identiteti i viktimës u bë publik nga policia mbrëmjen e shkuar.

Sipas mediave britanike, disa persona janë përfshirë në një sherr, ku për pasojë ka mbetur i vrarë 22-vjeçari shqiptar, Emiliano Hasanpapaj.

I riu vdiq rrugës për në spital pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Një zëdhënës i policisë londineze tha se familjarëve të 22-vjeçarit po i ofrohet mbështetja e nevojshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Autoritetet arrestuan një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes, megjithatë ai u la në liri me kusht.

Një burrë 24 vjeç i arrestuar me dyshimin për vrasje është liruar me kusht nga policia deri në një datë në tetor.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?