EMRI/ Prodhonte paketa me cigare me duhan të kontrabanduar, vihet në pranga 36-vjeçari në Durrës

15 Tetor 2023, 11:43| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 12:08

  • Share

Një 36-vjeçar, pronari i një punishteje ku prodhoheshin paketat me cigare me duhan të kontrabanduar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

Mësohet se Ardit Zylyftari, pronar i një punishteje në lagjen nr. 17/1, në Durrës prodhonte paketa me cigare për t’i shitur në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit, policia gjeti makineritë që shërbenin për prodhimin e cigareve dhe 63.2 kg duhan të papërpunuar, i dyshuar i kontrabanduar, të cilin 36-vjeçari e përdorte për të prodhuar paketat me cigare, që i shiste në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë bllokuan punishten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, makineritë, paketat dhe sasinë e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?