Foto ilustruese

EMRI/ Po transportonte me makinën e tij 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 54-vjeçari në Korcë

24 Gusht 2023, 09:34| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 09:59

  • Share

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", duke  transportuar me automjetin e tij 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Klodjan Muça po transportonte emigrantët e paligjshëm, kur u ndalua në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në vendin e quajtur Qafë Plloçë.

Mësohet se gjatë kontrollit në automjetin tip "Citroen" u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët 54-vjeçari do t'i transportonte kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme."

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?