Foto ilustruese

EMRI/ Po hynte në Portin e Durrësit nga Italia, arrestohet 31 vjeçari! Në 2019-ën tentoi të vriste 17 vjeçarin në Fushë-Mëzez

26 Shkurt 2023, 09:08| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 09:44

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar, 31 vjeçarin, Sajmir Elezaj i cili ishte shpallur në kërkim nga forcat blu pasi në 2019-ën në një atentat me armë zjarri në Fushë Mëzezë tentoi të vriste 17 vjeçarin Jonis Hasa i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Arrestimi i tij është bërë gjatë momentit që i riu ka hyrë në portin e Durrësit pasi sapo kishte mbërritur nga Italia. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Në vitin 2019, Sajmir Elezaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim tentuan të vrisnin të riun, Jonis Hasa dhe shokun e tij 24 vjeçar, i cili po ashtu mbeti i plagosur. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?