EMRI/ Në kërkim prej 2017-ës për plagosje me thikë, arrestohet 50-vjeçari në Bulqizë

1 Shtator 2023, 09:28| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 09:37

  • Share

Është vënë në prangat e policisë 50-vjeçari Arben Kadriu pasi ka qenë në kërkim për plagosje me thikë që në vitin 2017. Në fshatin Trebisht të atij viti, pas një konflikti për motive të dobëta, 50-vjeçari ka plagosur bashkëfshatarin e tij me inicialet N.O.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.

‘Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës "Shqiponja", të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim  të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit,  kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Years".

Si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kap dhe u ndalua shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në fshatin Trebisht.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?