EMRI/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

9 Prill, 09:39| Përditesimi: 9 Prill, 11:51

  • Share

Orgest Koka, 28-vjeç është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi ishte i dënuar nga gjykata për kultivim droge.

I riu banues në Tiranë, u arrestua në fshatin Xibrakë, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

‘Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim:

Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?