Armët e ftohta

EMRI/ Lëvizte me thikë me vete nëpër qytet, vihet në pranga 25-vjeçari në Dibër

30 Shtator 2023, 10:29| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 10:38

  • Share

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Dibër, pasi mbante me vete një mjet prerës, thikë.

Pas informacioneve të marra se një i ri lëvizte me thikë me vete nëpër qytet, shërbime të Policisë Dibër bënë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Si rezultat, në hyrje të qytetit të Peshkopisë, uniformat blu ndaluan mjetin tip "Benz", që drejtohej nga 25-vjeçari Erison Sopoti, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën të fshehur një armë të ftohtë (thikë) dhe një send prerës (sëpatë).

Të dy mjetet prerëse u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

1696062320_thikdiber.jpeg

Armët e ftohta 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?