EMRI/ Kultivoi kanabis në një zonë të pyllëzuar në Borsh, vihet në pranga 58-vjeçari në Himarë

6 Tetor 2023, 15:20| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 15:36

  • Share

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi kishte kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Borsh.

Pas disa muajsh hetime të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në pranga ka rënë Hekuran Beqiri.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 58-vjeçari është autori i kultivimit të bimëve kanabis të gjetura gjatë kontrollit nga Policia, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Borsh, Himarë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?