Foto ilustruese

EMRI/ Kultivoi 102 rrënjë kanabisi në fshatit Panahor, në pranga 18-vjeçari në Mallakastër

30 Shtator 2023, 10:43| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 10:44

  • Share

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Mallakastër, pasi kultivoi 102 rrënjë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatit Panahor. Lënda narkotike u gjet dhe u asgjësua nga uniformat blu në maj të këtij viti.

Në pranga ka rënë  Amarildo Harunaj, 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër.

I riu u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?