EMRI/ Kreu punime pa leje në ndërtesën e tij, me qëllim shtimin e ambienteve për turistët! Në pranga 59-vjeçari në Theth

14 Tetor 2023, 11:32| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 11:41

  • Share

Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Theth, pasi kreu punime pa leje në ndërtesën e tij, me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Në pranga ka rënë Gjovalin Dreni.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast, është vënë në pranga pronari i objektit, Gjovalin Dreni, 59 vjeç, i cili dyshohet se i ka kryer punimet me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 14/10/2023 15:40

    Ka shtet Rama ore.Dhe me e bukura ligji eshte per te gjithe njesoj.Familjen ku ta kesh brez pas brezi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?