Foto ilustruese

EMRI/ Kapen ‘mat’ shitësi dhe blerësi i kanabisit në Divjakë, njëri vihet në pranga tjetri nën hetim

12 Tetor 2023, 12:31| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 12:33

  • Share

Një rast i shitjes dhe blerjes së kanabisit është goditur nga policia , e cila ka vënë në pranga një 23-vjeçar që u kap ‘mat’ teksa i shiste doza kanabisi një 20-vjeçari në një lagje në Divjakë. Ky i fundit u vu nën hetim në gjendje të lirë.

Në pranga ka rënë Klajdi Fajzullau, pasi u kap në flagrancë teksa i shiste doza kanabisi, 20-vjeçarit me iniciale E. N.

“Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2, Divjakë, u kap në flagrancë Klajdi Fajzullau teksa i shiste doza kanabisi, E. N. Në vijim, gjatë kontrolleve në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u vu nën hetim edhe blerësi i lëndës narkotike, 20-vjeçari me iniciale E.N, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?