EMRI/ Iu gjetën 5 thasë kanabis me peshë 26 kg në bagazhin e makinës, vihet në pranga 42-vjeçari në Durrës

5 Tetor 2023, 10:02| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 10:15

  • Share

Një 42-vjeçar nga Fushë Kruja është vënë në pranga nga Policia Durrës, pasi këta të fundit i gjetën 5 thasë kanabis, me peshë totale 26 kilogramë në bagazhin e makinës së tij.

Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz”, me drejtues Marjan Kurtin në fshatin Ishëm të Durrësit dhe gjatë kontrollit, në bagazhin e automjetit të 42-vjeçarit, u gjetën 5 thasë me kanabis.

Sipas policisë pesha totale e lëndës narkotike ishte 26 kilogramë, sasi e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?