Foto ilustruese

EMRI/ Policia e Vlorës arreston 50 vjeçarin e shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, e lë të lirë pas vendimit të gjykatës së Apelit

1 Dhjetor 2022, 16:25| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 20:26

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar, më pas e ka lënë të lirë 50 vjeçarin Albert Brahimaj i cili ishte i shpallur në kërkim prej 2 vitesh për kultivim të bimëve narkotike në Selenicë të Vlorës.

Menjëherë pas njoftimit të policisë për arrestimin e 50 vjeçarit, u lajmërua lënia e lirë e tij pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur pranimin e kërkesës për prishjen e urdhrit të ekzekutimit dhe rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit penal kundër vendimit.

“Në vijim të njoftimit për ndalimin e shtetasit në kërkim Albert Brahimaj, për të cilin u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e kishte dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, nga të cilat i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ju bëjmë me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ri të prokurorisë, të datës 01.12.2022, për lënien në gjëndje të lirë të shtetasit Albert Brahimaj, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur pranimin e kërkesës për prishjen e urdhrit të ekzekutimit dhe rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit penal kundër vendimit”-thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?