VIDEO/ I vuri zjarrin një makine, policia hipi me autoshkallë nga dritarja për të kapur 30-vjeçar në Korçë pasi bëri rezistencë

27 Shtator 2023, 11:16| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 18:51

  • Share

Një 30-vjeçar, i dënuar më parë për drogë e armë pa leje është vënë në pranga, si përgjegjës për djegien e një makine në rrugën "Boris Plumbi" në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në pranga ka rënë Samuel Pengu.

Mësohet se 30-vjeçari, i vuri flakën makinës së Gëzim Spahillarit, mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës.

30-vjeçari bëri rezistencë ndaj shërbimeve të policisë, e për pasojë këta të fundit u detyruan të përdornin një autoshkallë për të hyrë në banesën e tij përmes dritares.

I riu rezulton gjithashtu me me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?