EMRI/ I dënuar nga GJKKO për shkelje të barazisë me tenderat, arrestohet pas 10 muajsh në arrati ish-drejtori i burgut të Kosovës

23 Shtator 2023, 12:01| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 12:28

  • Share

Judmir Shurdhi, ish-drejtori i burgut të Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderat dhe ankandet publike është vënë në pranga në Lushnje, pas 10 muajsh në arrati.

43-vjeçari, i cili në periudhën 2020-2021 ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Për këtë, GJKKO e dënoi me 2 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ai do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në dhjetor të 2021, SPAK dërgoi për gjykim dosjen, pasi nga hetimi ka rezultuar se në procedurat e prokurimit për transportin e punonjësve, janë evidentuar shkelje ligjore. Më konkretisht, drejtori Judmir Shurdhi ka ngarkuar të njëjtët persona si anëtarë të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve për favorizimin e një operatori transporti.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lori: 23/09/2023 13:13

    Keni harruar edhe Agjensin e Trajtimit Kredive ne Ministrin e Financave ku drejtori i babzitur vetem vjedh ka ja 7 vjet! E ka kthyer si pron private! Investigoni babzin ca bohet aty SKANDAL! Po doni emrat e miqv telvet qe ka punsu aty 30-40 vet, cet hajdutash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?