Arrestimi i Abaz Mamos

I dënuar me 3 vite e 6 muaj burg nga gjykata italiane, arrestohet në Vlorë 27 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

11 Nëntor 2022, 15:24| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 15:30

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar 27 vjeçarin, A.M i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Brindisit në Itali e ka dënuar me 3 vite dhe gjashtë muaj burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Oficerët e Forcës Operacionale të Posaçme nëpërmjet rrugëve informative, bënë të mundur arrestimin e të riut të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?