Kanabisi në Lezhë

Dronët zbulojnë parcelën me 338 bimë kanabisi në fshatin Gjadër të Lezhës, arrestohet kultivuesi i tyre (EMRI)

26 Korrik 2023, 11:24| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 11:32

  • Share

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi në fshatin Gjadër të Lezhës kishte kultivuar 338 bimë kanabisi në një parcelë.

Në kuadër të operacionit policor antikanabis i koduar "Imazhi", u vu në pranga Ridvan Vilajeti.

Dronët kanë zbuluar 338 bimë kanabisi, të kultivauar në një parcelë toke në fshatin Gjadër, Lezhë, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër dyshohet të jetë kultivuesi i bimëve narkotike.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?