EMRI/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, në makinë i gjendet një pistoletë dhe municion luftarak

13 Nëntor 2023, 11:41| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 12:01

  • Share

TIRANË- Arben Koçi, 40 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur me municion luftarak dhe armë brenda në makinë.

Policia njofton se arrestimi i tij u krye pasi kontrolleve të forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë, në rrugën "Vangjel Noti", pas ndalimit të makinës së tij.

40-vjeçari nga Fushë-Kruja, u ka paraqitur punonjësve të policisë, një leje drejtimi me gjeneralitete të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet e kryera rezultoi Arben Koçi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.    

Gjatë kontrollit në makinë iu gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.  

40-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?