Policia e Krujës ka arrestuar 50 vjeçarin Bashkim Alla të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 2.4 kilogramë kanabis. Kontrollet u ndërmorën pasi policia kishte marrë informacione se 50 vjeçari ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndaj të arrestuarit rëndojnë dy veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Dhuna në familje". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Komento