Droga e fshehur në sallonin e bukurisë

Emri/ Arrestohet parukierja në Tiranë, fshihte drogë në sallonin e bukurisë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori

30 Prill 2022, 09:08| Përditesimi: 30 Prill 2022, 09:09

  • Share

Një 50-vjeçare, e identifikuar si Zamira Senkaj është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me lëndë narkotike në sallonin e bukurisë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj, i identifikuar si A.B. Ai e fshihte sasinë e kanabisit të ndarë në doza, në parukerinë e 50-vjecares, në rrugën "Dhimitër Shuteriqi". 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?