EMRI/ Plagosje me armë në Kurbin, 30-vjeçari qëllon me pistoletë kushëririn

30 Dhjetor 2023, 07:28| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 13:10

  • Share

Një konflikt mes tre kushërinjve në Kurbin u shoqërua me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes në një lokal në fshatin Malbardhe të Kurbinit, ndërsa i plagosur mbeti Fatjon Lika 33-vjeç banues në Kurbin. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri pistolete nga Admir Shqypi (Lika). 

Nga të shtënat 33-vjeçari mori një plumb në pjesën e barkut dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, u dërgua për ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arriti të identifikoje autorin 30-vjeçarin Admir Shqypi (Lika), i cili ka ndërruar mbiemrin si pasojë e një konflikti të hershëm dhe dy personat e tjerë të përfshire shtetasit E.L dhe P.L.

Ata janë shpallur në kërkim dhe forcat e policisë vijojnë kontrollet e pandërprera për prangosjen e tyre.

Ndërkohë motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por pritet marrja në pyetje e të plagosurit dhe personave të tjerë për të zbardhur ngjarjen nga ku mbeti i plagosur me arme zjarri 33-vjeçari Fatjon Lika.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?