EMRAT/Plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin në Malësi të Madhe, vihen në pranga babë e bir

28 Shtator 2023, 11:28| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 11:37

  • Share

Dy persona në Malësi të Madhe janë vënë në pranga ditën e sotme pasi dyshohet të kenë plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar.

Në pranga kanë rënë babë e bir, Ibrahim dhe Sadonel Bushataj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Demiraj, ku dy të arrestuarit dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin me inicilae E.G , gjatë konfliktit mes tyre.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?