Mikeljan Dudha dhe Dylber Selimllari

EMRAT/ U kapën në ‘shtëpi bari’ duke kultivuar kanabis, gjykata britanike dënon me burg 2 të rinjtë shqiptarë

20 Tetor 2023, 15:42| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 15:47

  • Share

Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe, janë dënuar me burg për prodhim kanabisi.

Dy të rinjtë, Mikeljan Dusha, 27 vjeç dhe Dylber Selimllari, 28 vjeç, u arrestuan pasi u kapën teksa kultivonin kanabis brenda një ish-klubi social të cilin e kishin përshtatur për të rritur bimët narkotike me anë të llambave.

Siç deklaruan edhe veta ata po shfrytëzoheshin nga krerët e bandave të drogës që të kujdeseshin për të rritur rreth 500 bimë Arundel në Blaenavon.

Nëse do të hidhej në treg, vlera e kanabisit të zbuluar do të shitej qindra mijëra paund, tha prokurori Peter Donnison në gjykatën e Cardiff Crown.

“Policia ekzekutoi një urdhër për kultivim droge në ambientet në rrugën Ton Mawr gjatë orëve të para të së dielës, 27 gusht,” tha ai.

Dy shqiptarët u paraqitën në gjykatën e Cardiff Crown më 27 shtator dhe u deklaruan fajtorë për prodhim kanabisi. Dusha dhe Selimllari u dënuan me nga 27 muaj burg.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?