Foto nga sekuestrimi i drogës

EMRAT/ Transportuan 54 kg drogë brenda bidonëve plastikë nga Shqipëria drejt Greqisë, kush janë shqiptarët që u kapën në Selanik?!

15 Dhjetor 2023, 13:34| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 13:35

  • Share

Rreth 54 kg marijuanë u sekuestruan në Selanik ditën e sotme (15 Dhjetor). Sipas departamentit të anti drogës së Selanikut, dy shtetas shqiptarë, Oltion Ranxha banues në Selanik dhe Fatmir Alizoti banues në Elbasan, u ndaluan një një parkim kamionash në zonën Dhiavata ku pas informacioneve të marra në rrugë operative,u gjet brenda disa bidonëve plastikë sasia e lëndës narkotike kanabis sativa.

Droga u gjet në kamionin me targa shqiptare AB 734JT i markës Scania. Në cilësinë e provës materiale u gjetën 2350 euro, 259 gramë kokainë, 3 peshore elektronike si dhe u sekuestruan një kamion, një autoveturë dhe një motoçikletë që përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.

Nga verifikimet rezultoi se 58 vjeçari ishte në kërkim policor pasi ishte dënuar në mungesë me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia sqaron se lënda narkotike kishte hyrë nga Shqipëria dhe kishte destinacion piacën e narkotikëve të Selanikut.

Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ndërsa hetimet do të vazhdohen nga departamenti i anti drogës së Selanikut me qëllim zbardhjen e plotë së skemës së trafikimit të kësaj organizate.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?