EMRAT/ Trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali, mbyllen hetimet për 4 shqiptarët! Kush ishte ‘koka’ e grupit

29 Nëntor 2023, 13:00| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 15:42

  • Share

ITALI- Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet për operacionin që zbuloi lidhjen midis eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian të Catanzaro, të akuzuar për një shoqatë që synonte trafikun e paligjshëm të drogës, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe, duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit, për t’u shpërndarë më pas në qendrat e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe provincat.

Sipas konkluzioneve të hetimeve, Arkez Dibrani ishte në krye të organizatës, me stacion në Shqipëri, nga ku drejtonte trafikun e drogës, duke marrë vendime për transportin e lëndës narkotike dhe duke siguruar drejtuesit dhe mjetet e kompanisë së transportit “Ke.gi” për veprimtari të paligjshme.”, me qendër në Durrës.

Po ashtu, Dibrani u ndihmua nga Samuel Garuja, Isa Garuja dhe Samuel Muça. Të tre ishin përgjegjës për rrjetin e shpërndarjes së drogës në Catanzaro, duke vendosur kontakte me blerësit me shumicë të heroinës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?