EMRAT/ Tentuan të kontrabandonin kokainë me vlerë 11 milionë paund duke e fshehur në kontejnerin me banane, dënohen dy shqiptarë në Angli (VIDEO)

1 Nëntor 2023, 19:10| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 19:45

  • Share

Gjykata britanike, ka dënuar katër anëtarë të një grupi kriminal, prej të cilëve dy shqiptarë pasi akuzohen për trafik kokaine. 

Ata u arrestuan në prill të vitit 2022, pasi tentuan të trafikonin 139 kilogramë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në një kontejner me banane.

Robert Ball dhe Mirgent Shahu u dënuan me nga 18 vite burgim, kurse Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg ndërsa Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj. Sipas mediave britanike, koka e këtij grupi ishte Shahu.

Hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit i arrestuan të katërt ndërsa shkarkonin një kontejner që përmbante drogë me vlerë 11 milionë paund.

Kontejneri kishte mbërritur nga Ekuadori dhe u kontrollua në portin e Londrës Gateway, ku Oficerët e Forcave Kufitare gjetën pakot me kokainë në pjesën e sipërme të kontejnerit.

59-vjeçari Ball nga Altrincham, Cheshire, me anë të një kompanie transporti transferoi kontejnerët në një kompani magazinimi në Herald Way, Coventry.

Këto lëvizje u vëzhguan nga oficerët.  Ball dhe Shahu u dhanë udhëzime Kavianit dhe Ibrës në oborrin e magazinimit, të cilët përdorën një kamion për të hipur në majë të kontejnerit.

 

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?